Pershendetje veredashes ja dhe momenti i shumepritur?. Artikulli i pare!
Mendoj qe dekantimi i veres eshte nje nga ato argumenta qe behen shpesh objekt bisede dhe diskutimi, si ne ambiente private mes miqsh, por edhe ne restorante ku klientet kerkojne qe vera nga ato e porositur te dekantohet, kur ndoshta nuk eshte aspak e nevojshme.
“Decantare” ne italishten tone te dashur ka dy kuptime dhe e bukura eshte qe te dy mund ti lidhim shume mire me veren: kuptimi i pare eshte ai i ekzaltimit dhe celebrimit te virtyteve te nje personi, kurse i dyti vjen nga fusha e kimise dhe pershkruan procesin e ndarjes se grimcave qe mund te jene pezull nga vera nepermjet forces se gravitetit. Pra duke u kthyer tek vera, dekantimi na sherben per te oksigjenuar veren, gje qe ben te mundur clirimin e atyre “virtyteve” qe ne rastin e veres jane aromat, ne menyre qe ne ti dallojme me qarte per te vleresuar cilesine e saj dhe, pse jo, te “luajme” duke arritur ti njohim nese eshte aroma e nje luleje, fruti te caktuar, apo nese ka bere nje vjeterim ne dru ose jo, etj etj. Por jo vetem, sepse dekantimi na sherben dhe per te ndare ato grimcat qe perbejne llumin qe mund te jete krijuar ne fund te shishes dhe qe ne shije do te na krijonte nje ndjesi te ashper dhe te padeshirueshme. Atehere si te vendosim nese eshte i nevojshem apo jo?
Ja ta shohim bashke!!!
Per sa i perket oksigjenimit do te kemi parasysh kryesisht keto raste:
1. kur kemi te bejme me nje vere te re te thjeshte nuk eshte e nevojshme ta dekantojme sepse nuk kemi nje spekter aromatik te madh, keshtuqe nje gote me madhesi te mesme do e beje shume mire kete funksion;
2. nese kemi nje vere te re por te rendesishme (sic mund te jete nje Barolo, Brunello apo nje Bordeaux) atehere dekantimi eshte i keshillueshem jo vetem per oksigjenimin dhe clirimin e aromave por edhe sepse taninet (jane ato elemente te pranishem tek vera te mbartura nga lekura e kokrres se rrushit dhe qe na thajne gjuhen dhe na japin nje ndjesi vrazhdesie) e ketyre vererave jane akoma te shumte dhe te serte, keshtuqe eshte e nevojshme qe te zbuten dhe oksigjenimi ben dhe kete funksion. Eshte e mjaftueshme te dekantohet 1 ore perpara;
3. ne rastin e nje vere te vjeteruar per shume vite ne shishe duhet te jemi te kujdesshem sepse vera eshte me delikate dhe nje kontakt i menjehershem dhe i tejzgjatur me ajrin mund te pershpejtoje procesin e oksidimit dhe humbjen e aromave. Ne kete rast keshillohet nje dekantim menjehere perpara konsumimit dhe nese eshte e mundur me nje dekanter me gryke te ngushte qe kontakti me ajrin te jete me gradual. Duke u lidhur me dekantimin e nje vere te vjeteruar ne keto raste, ne fund te shishes, mund te jene krijuar llumrat qe permenda me siper, atehere dekantimi behet vertet i domosdoshem. Llumrat zakonisht krijohen kur lloji ose llojet e rrushit me te cilen ajo eshte prodhuar kane nje ngarkese elementesh ngjyrosesh (sic jane antocianet ose taninet) te rendesishme dhe vjeterimi me vite ben te mundur qe molekulat e ketyre elementeve te bashkohen; si pasoje behen me te rende dhe bien. Nje rast tjeter qe eshte gjithmone dhe me i shpeshte eshte ai i vererave te pafiltruara enkas nga prodhuesi per ti lene nje “pasuri” elementesh veres qe me filtrimet ne kantine perndryshe nuk do ishin, ne kete rast duhet te pergatitemi sepse mund te gjejme dhe dy gisht llum ne fund te shishes qe do na merzisi pak, e di, sepse eshte me pak vere per tu “degustuar”.
Si dekantohet?Some of generico viagra on line ayurvedic remedies are available to help put the lust back into women’s life. The reason why the man fails to make firm erections and 20mg tadalafil sale that will happen only when you would have maintained body weight. Corrective Jaw Surgery: It is also known as impotence, in which a man finds it unable to attain and sustain an erection even http://www.devensec.com/meetings/FY2015_Audit.pdf generic viagra after sexual stimulation. One need not be having any other medicine for erectile dysfunction then either continues with it or stop it because two medicines for same disease should not be cialis generico online taken.
Kjo eshte me e thjeshta do thoni!!!
E di eshte nje veprim qe cdo i apasionuar vere e ka bere te pakten nje here ne jete, keshtuqe nuk do zgjatem shume ketu por do them vetem nja dy gjera.
Njera eshte ajo klasikja sepse nuk mund te mos e them. Midis dekanterit dhe shishes duhet te ndezim nje qiri i cili i pozicionuar poshte grykes se shishes (jo ngjitur po nja 15 cm distance pak a shume sic tek foto mesiper) na ndihmon te shikojme llumrat qe I afrohen grykes, ky eshte momenti qe duhet te ndalojme.
Tjetra eshte pak me specifike dhe eshte per te “fiksuarit” te themi (ata si une?). Nese kemi nje vere me trup te mesem (sic mund te jete nje Pinot Nero Borgogne ose nje Chianti i vjeteruar) duhet te jemi shume delikat ne derdhjen e veres ne dekanter, kurse me verera me trup te plote ( sic mund te jete nje Amarone ose nje Cabernet Sauvignon) mund ta bejme derdhjen me te shpejte sepse na ndihmon ne clirimin e aromave.
Ah se desh harrova!!! Kur kemi nje vere me vjeterim shumevjecar duhet ta leme shishen ne pozicion vertikal mundesisht 24 ore perpara se ta hapim ne menyre qe llumrat te bien plotesisht ne fund dhe te jete gati per dekantim.
Gezuar veredashes!!!
Fationi