Degustues seriale te dashur, lexojeni me nje fryme kete artikull sepse eshte me interesanti i ciklit per vererat me te shtrenjta ne bote
.
Jemi ne Ukraine, me saktesisht ne Crime, zona e famshme qe ne 2014 u shkeput nga ukraina dhe u bashkua me Rusine.Ne kete gadishull qe laget nga deti i zi prane qytetit Yalta ndodhet kantina historike, Massandra Winery, e cila u themelua ne 1894 nga zari Rus i kohes, Nikola II per te prodhuar vere duke marre shembullin e Europes, por edhe per te ruajtur vererat prestigjioze te familjes mbreterore qe ketu kalonte pushimet verore.

Aristokracia ruse ka qene gjithmone konsumuese e vererave prestigjioze te europes perendimore dhe kjo ndikoi dhe tek vererat e kesaj kantine duke marre stilin dhe emrat e vererave historike si Porto, Sherry, etj. Massandra ka prodhuar kryesisht verera te embla dhe te fortifikuara edhe per faktin qe duke qene vreshtat ne zonen me jugore te ketij gadishulli, klima ketu eshte e bute dhe ne vere arrihen temperatura te larta, qe ndikon ne tejpjeken e rrushit.


Massandra ka nje koleksion madheshtor prej mbi 1 milion shishe, nje pjese te prodhuara nga vete kantina kurse pjesa tjeter eshte pikerisht nga koleksioni qe kantina ka krijuar ne mbi 1 shekull kohe. Per kete arsye ky koleksion permendet ne Librin Guiness si kantina me koleksionin me te madh dhe te rralle ne bote.

Nga shishet sa te famshme dhe aq te rralla qe kjo kantine ka ne koleksion, gjejme: Chateau d’Yquem 1840 (vere e embel nga Zona e Bordeaux, France, ikone boterore e vererave te embla), Muscat Lunel 1848 (vere e embel nga Zona e Languedoc-Rossillon, France), Madeira Ribeiro Secco 1837 (vere e embel nga ishulli i Madeires, Portugali) dhe Sherry de la Frontera 1775 qe eshte pikerisht vera te ciles i dedikohet ky artikull dhe per te cilen do flasim ne vazhdim ![]()

Sherry eshte nje lloj vere e embel e fortifikuar (e shtuar me alkol) qe prodhohet ne jug te Spanjes, ne Jerez de la Frontera. Prodhohet qe nga shekulli i 14-te dhe ka qene e famshme ne gjithe Europen, e gjithe flota spanjolle konsumonte Sherry dhe Anglia e ka preferuar shume kohe perpara Porto-s.
Prodhohet nga varietetet Palomino, Pedro Ximenez dhe Moscatel dhe vecantia eshte nje shtrese e bardhe qe quhet “Flor” e cila krijohet ne siperfaqen e veres dhe e ruan nga oksidimi. Kurse vjeterimi behet me metoden “Soleras”, arrihet duke shtuar ne nje numer te caktuar fucish lisi, cdo vit, veren e re pa hequr komplet veren e viteve te meparshme dhe keshtu vera “perzihet” me verera nga vite me te vjetra, duke i dhene kompleksitet.
Duke u rikthyer tek tema jone, kantina Massandra ka ne koleksionin e saj disa shishe te vitit 1775 (kujtoj qe eshte nga vererat me te vjetra qe mund te gjenden akoma ne qarkullim) dhe pikerisht nje nga keto eshte shitur ne vitin 2001 me ankand nga Sotheby’s per 50000 dollare. Bleresi ishte nje klient nga Malajzia dhe e bukura eshte qe kantina priste qe shishja te shitej per nje shume me te madhe dhe, kur vite me vone, po i njejti bleres kerkoi te blinte nje tjeter shishe kantina ju pergjigj duke i dhene nje cmim prej 1 milion dollaresh dhe, kuptohet, klienti nuk pranoi
.
Kaq e rendesishme eshte kjo kantine dhe koleksioni i saj saqe gjate luftes se dyte boterore, ne shtator te vitit 1941, i gjithe koleksioni eshte trasferuar ne 3 vende te ndryshme sekrete per ta ruajtur qe mos te binte ne duart e nazisteve! Kurse vera e atij viti qe ishte neper fuci dhe nuk mund te spostohej, eshte derdhur ne detin e zi!!! Jo per ndonje gje po Stalini e dinte mire qe po te binte ne duart e nazisteve nuk do kishin shpetim se gjermane, gjermane, po historia ka treguar qe ushtria e Hitlerit kishte shije dhe i ka “tha” shume kantina neper Europe
.

Per ta mbyllur kete artikull qe shpresoj tju kete bere kurioz mjaftueshem ju kujtoj vetem viziten qe beri ne vitin 2015, disa muaj pas aneksimit me Rusine te ketij territori, ish-kryeministri i italise, Silvio Berlusconi bashke me liderin rus Vladimir Putin dhe nderkohe qe vizitonin ambientet e kantines thuhet qe kane hapur nje shishe te njejte me kete.
Beri shume skandal ne ate kohe sepse kjo kantine, kur Crimea ishte e Ukraines, ruhej me ligj te vecante per rendesine historike qe ka, dhe asnje shishe e koleksionit nuk mund te hapej ose dhurohej pa patur miratimin me dekret special nga Presidenti!!!
Ja pra miq te dashur kjo eshte nje nga ato historite qe te apasionojne dhe te bejne te marresh avionin te shkosh te shikosh me syte e tu kete mrekulli, dhe kete jane nga ato shishe aq eskluzive qe nese te qellon nje here ne jete ti provosh them qe mund te vdesesh i qete pastaj
.
Gezuar!
