Me ndodh shpesh kur shikoj nje etikete te dedikuar nje personazhi ose nje eventi, te filloj te dyshoj per cilesine e saj dhe automatikisht e klasifikoj si “komerciale”! Heret e tjera deri diku me eshte konfirmuar dyshimi, por kete here e kisha gabim!!! Mund te them qe shpetova paq sepse “Rocky” ishte gati te ma pervishte me grusht ballit per faktin qe e paragjykova :-). Me pak fjale “Rocky” shenoi fitoren e 50-te dhe, kete here ishte kunder meje!!! Te gjithe besoj jemi rritur me filmat e frymezuar nga ky kampion i padiskutueshem, te interpretuara nga Sylvester Stallone, dhe i kemi levizur grushtat para-mbrapa si kampione te vegjel duke matur forcen me shoket tone :-).

Kjo vere eshte pikerisht nje tribut i ketij kampioni te pamposhtur dhe, arsyeja eshte qe vreshtat nga ku prodhohet ndodhen ne fshatin e Ripa Teatina, ne province te Chieti-t, qe eshte vendi i origjines se prinderve te “Rocco Francis Marchegiano”, emri i tij i vertete!

Jemi ne Abruzzo, Itali dhe varieteti Montepulciano ketu eshte nje “kampion” i vertete, porsi Rocky!

Vreshti ka nje lartesi prej 250 metra mbi nivelin e detit, dhe terreni eshte kryesisht argjilor. Vjelja behet ne ditet e para te tetorit dhe eshte e gjitha me dore. Mbas fermentimit dhe stabilizimit vera vjeterohet per 18 muaj ne fuci lisi te medha dhe Barrique.

? Ngjyren e ka shume te bukur, vjollce e thelle dhe e padepertueshme nga drita; strukture te mesme.

This specific translates into being unable to feel stuff along with someone’s foot. generico viagra on line By using order cheap viagra these drugs, the blood flow to the penis when a man is sexually stimulated. But discount bulk viagra the pumps like Bathmate Hydromax pump are different. It promotes healthy generic cialis without prescription blood flow and improves the health of the individual.

? Ne hunde eshte e erret sic i ka hije nje Montepulciano rrace. Ndjehet kumbulla, manaferra e pjekur mire, aroma e tokes; ne sfond vanilja dhe aroma e kashtes. E fresket dhe elegante ne aroma duke pasqyruar shume mire vitin 2014 qe ka qene me shi dhe i ftohte.

? Ne shije e thate, ndjehet pak pickimi i alkolit, e shijshme dhe me frutin e shprehur si nje thike e ngjyer ne komposto; taninet pak te gjelbert dhe qe duan akoma kohe te zbuten (nese do zbuten)!

Personalisht me pelqeu shume!

89/100 pike Vindipendent!

Gezuar degustues seriale dhe mos harroni, provojeni!