Kjo vere me buleza prodhohet 100% me varietetin Primitivo ne komunen Sava ( ne zemren e zones se Primitivo di Manduria) nga kantina Calitro. Kjo kantine ka rreth dy vite qe eshte ne tregun shqiptar dhe, sipas gjykimit tim, prodhon verera interesante dhe origjinale ne stilin e saj. Hera e pare qe provoj nje vere me gaz nga ky varietet dhe pershtypjet jane mese pozitive.
Primitivo-n jemi mesuar ta shijojme te kuq, te perqendruar, te pjekur dhe me nje embelsi qe shnderron cdo te rritur ne nje femije ne kerkim te karameleve :-). Por edhe me buleza nuk e tradheton identitetin e tij dhe i dhuron kesaj vere rrumbullaksi, butesi dhe pjekuri; sic din te beje vetem Primitivo!
Disa informacione teknike per me kerkuesit:
- Prodhohet sic thame ne komunen Sava te Taranto-s, nje nga fshatrat ku prodhohet Primitivo di Manduria;
- Hardhia eshte ne forme gemushe (tipike e kesaj zone) e cila ndihmon ne mbrojtjen e veshave te rrushit nga dielli i forte i kesaj zone;
- Vjelja behet manuale me dore dhe me perzgjedhje te veshave me te mire;
- Temperatura ruhet rreth 10 grade deri kur rrushi shkon ne kantine dhe fermentimi behet perreth nje jave me maja te seleksionuara ne temperaturen 18 grade;
- Metoda e bulezimit eshte ajo Charmat ose Martinotti (eshte metoda e rifermentimit te veres baze ne vaska te medha ne mungese te ajrit, gje qe ben te mundur ruajtjen e bulezave si pjese e struktures se veres) per rreth 40 dite.
Prisni mos u merzisni me informacione teknike por lexoni dhe pershtypjet e degustimit dhe pastaj vazhdojme mbremjen me pasion :-).
? Ne pamje eshte nje trendafil roze e zbehte, brillante, me buleza te shpeshta dhe qe nuk avullojne lehte.
? Ne arome eshte e pjekur dhe fine; ndjehet trendafili i eger dhe luleshtrydhja; dioksidi i karbonit nuk bezdis por ndihmon lehte clirimin e aromave.
? Shija dallon nga vererat me buleza te mprehta dhe me aciditet te larte qe jemi mesuar. Kjo vere shpreh diellin dhe pjekjen e plote qe i jep jugu i italise rrushit. Ne shije eshte e bute, me buleza te mendafshta, me nje ndjesi fruti qe shperthen dhe pushton shqisat tona.
Nje vere ideale per ata veredashes qe i afrohen botes se bulezave dhe mund te shoqerohet shume mire me ushqime te lehta. Personalisht e shoqerova ne vaske me bulezat e shampos 🙂 dhe mos me shani per goten por nuk kisha ne dispozicion tjeter!
87/100 pike Vindipendent
