Lindur ne Durres. I ledhatuar nga flladi i detit dhe joshur nga perendimet e pafundme. Rilindur nga aromat e jodit, luleve, frutave si dhe fshatit qe ne vegjeli. Perforcuar nga profesioni i marangozit dhe tablote e piktures se babait ku cdo arome e rende atehere, tani eshte nje bagazh. Rafinuar dhe perfunduar ne Itali ku jeta eshte fushe me lule nese vrapon, punon dhe jeton sikur nuk do kete kurre fund…
Filloi cdo gje pas nje banaku , aty ku aroma e kafes, erezave, veres dhe pijeve alkolike ishin ajer i paster. Vazhdoi ne salle ku cdo person ishte unik dhe kerkonte vemendje, por mbi te gjitha profesionalizem. Nderkohe studimet per Shkenca Sociale ne Verona i dhane forme karakterit, me formuan personalisht dhe profesionalisht.
Pasioni i veres u be serioz kur vendosa te behem Sommelier dhe te zbuloja nje bote te re, te magjishme por dhe aq te thjeshte! Titulli Sommelier erdhi ne 2013-ten, pas nje “udhetimi” 2 vjecar. Kur mendova te qetesohem, u hap nje dere akoma me e madhe. Filluan seminaret, degustimet profesionale, darkat dhe workshop-et private me koleget Sommelier, vizita ne kantina ne Itali dhe jo vetem!
Nje takim me afroi me Shqiperine, Sommelerine shqiptare, te rinj te apasionuar si dhe drejt titullit “Sommelieri me i mire Shqiptar” ne vitin 2015. Pas 6 muaj isha ne Mendoza, Argjentine, duke perfaqesuar Shqiperine tek konkursi “World Best Sommelier”. Eksperienca ishte unike, mbreselenese dhe une isha i focusuar si asnjehere me pare. Po perjetoja pafundesine e kesaj bote magjike, qe gati rastesisht perqafova!
Me pas eksperienca si Sommelier tek “Il Desco” (restorant me 1 yll Michelin) ne Verona. Por nuk ndalova! Pasioni me coi ne Romen madheshtore ku jetova per nje vit dhe paralelisht projekti si Sommelier tek Restoranti Padam ne Tirane. U afrova me Shqiperine si kurre me pare.
Erdhi natyrshem mendimi i nje blogu ne fillim te 2017-tes dhe emocioni ishte i pafund kur ndan pasionin dhe bagazhin tend, me mijera wine lover te tjere!”
Rikthimi ne Shqiperi ne veren e po atij viti dhe hapja sa e menjehershme aq dhe e rastesishme e vinotekes Vena. Vinoteka e pare e specializuar ne Tirane. Aty pasioni mori forme gjate perzgjedhjes se vererave me interesante te tregut, me degustimet e shumta profesionale por njekohesisht dhe funny, me tavolinen e te apasionuarve ku me plot degustues te tjere seriale dhe miq, kemi provuar gjithe boten ne nje gote.
Sot ne vitin e trete ne Shqiperi i rikthehem me po te njejtin pasion qe e fillova kete blog dhe me deshiren e vazhdueshme per te ndare se bashku shume verera dhe eksperienca te reja te tjera.
Objektivi
Te komunikoj dhe te ndaj me ju eksperiencen time te ketyre viteve duke folur ne menyre te thjeshte dhe funny, qe asnje te mos ndjehet i paditur dhe te mesoje cdo dite nga nje gje te re, me shpresen qe te apasionohet me kete bote te magjishme sic me ndodhi mua.
There exists the FDA accredited prescription medication named Priligy pertaining to the management of Quick getting viagra prescription Climaxing. The most important thing that should also be taken into consideration before buying these medications online. djpaulkom.tv canada viagra In case, something interferes with this entire process, it might result cheap 25mg viagra in erectile dysfunction condition. Chili promotes blood circulation to the genitals and it is generic sildenafil india hop over to these guys alleged to work very quickly.
Cfare do gjeni ketu:
Pershtypjet e mia professionale, personale dhe emocionale te vererave qe do degustoj;
Tregimet e udhetimeve dhe vizitave ne kantina ose zona ku prodhohet vere;
Do flasim per vendin tone dhe ta njohim sa me shume ate, zonat e veres, varietetet autoktone dhe prodhuesit;
Te njohim vazhdimisht cdo te re dhe fakt interesant per veren ne Shqiperi ose jashte saj.
Cfare nuk do gjeni ketu:
Ideja e blogut eshte te komunikoj cfare me pelqen dhe duket interesante, prandaj nuk do flas per nje vere ose prodhues ne menyre negative.
Ju ftoj te qendroni me mua dhe ta shijoni!
Gezuar!
