Pershendetje te gjitheve!!! Pa dallim feje, race, mendimi, orientimi politik, shijeje, njohurie, angazhimi, stasusi social, moshe (mbi 18 kuptohet?) bindjeje te sakte apo te gabuar mbi veren, deshire apo jo qe te dini me shume per cfare ndodhet brenda shishes, ose per pafundesine e botes se veres qe krijohet jashte shishes dhe shume here behet akoma me e rendesishme!!!
Pershendetje atyre vertet te apasionuar dhe qe vera i jep nje kenaqesi unike; atyre qe kane jetuar jashte Shqiperise dhe kane njohur dhe shijuar vererat e territorit ku kane qendruar (kujt nuk i ka ndodhur ne Itali, Greqi, France, Spanje, etj); atyre qe kane filluar ta njohin sepse i ka lidhur puna (dhe te apasionohesh ne keto raste eshte gati e paevitueshme); atyre qe e pijne vetem sepse si shije eshte ajo qe i pelqen me shume dhe qe nuk i “fryn”, si birra ndoshta; atyre qe jane afruar me veren kohet e fundit sepse mbas pune i shijon nje gote me shoqerine, ose dhe pse jo vetem, para se te shkojne ne shpi; atyre qe e kane bere tradite te konsumojne vere kur organizojne nje dreke ose darke me partnerin, familjen, miqte, koleget, etj; por pse jo dhe atyre qe e pijne, ose me mire e “hudhin” pa pare se cfare vere eshte dhe nuk e vrasin shume mendjen (pa u bere predikator por ju them qe edhe per ju ka akoma shpetim?); atyre qe mendojne se dine cdo gje mbi veren sepse kane shume leke dhe kane pire vera nga me te shtrenjtat; atyre qe mendojne se kane mesuar dy gjera dhe per to vera nuk ka me sekrete; atyre qe nuk e pijne fare por qe nje dite mund te terhiqen nga shija e saj ose magjia qe mbart dhe trasmeton ne jeten e njerezve; dhe pershendetje shume e shume e shume e shume te tjereve qe nuk me vijne ne mendje tani!!!
Por mbi te gjitha, pershendetje atyre qe jane kurioz dhe duan te dijne me shume per veren, qe e kane argument bisede, qe lexojne etiketen dhe informohen mbi rrushin me te cilen ajo vere eshte prodhuar, zonen nga e cila vjen, historine e saj, prodhuesin, kohen e vjeterimit, dhe mendojne dhe me cfare pjate mund ta pershtasin!!! Ketyre njerezve do me falni por i dedikoj nje pershendetje te vecante sepse jane ato qe me kane stimoluar cdo dite duke me pyetur per veren, menyren e prodhimit, ate te sherbimit, dekantimit, etj etj etj dhe jane ato qe shpresoj do me mbeshtesin dhe stimolojne ne zhvillimin dhe rritjen e kesaj faqeje.
Ideja eshte e thjeshte!!! Kjo faqe do jete nje portal ku do shkruhet per veren, bisedohet, do informohemi te gjithe sebashku mbi zona ose thjesht kuriozitete, do hedhim poshte shume mite por edhe do krijojme te rinj, do postojme degustime, do flasim per vererat e gjithe botes (dhe ato Shqiptare kuptohet?) dhe per personazhe te botes se veres, prodhues, filozofe te veres, degustatore dhe kritike te saj, etj etj etj.
I thashe te gjitha? Aspak!!! Do flasim per cdo gje qe do na kaloje neper mendje, ne lidhje me veren edhe ndoshta nje dite dhe per birre, gin, rum, whisky, tequila, raki, etj etj etj. Jo per ndonje gje po ne i “degustojme” te gjitha keto ?.
Ah nji sekond!!! Po harroja gjene me te rendesishme!!!
Po une kush jam???
Une quhem Fation Tila, kam jetuar dhe studiuar per shume vite ne Verona te Italise (aty ku prodhohet Amarone, te fillojme direkt me ndonje informacion).
Jam i diplomuar per Shkenca Sociale dhe kam punuar dhe nja 5 vjet ne profesion po ne Verona!!!
Shkenca Sociale – blog mbi veren sikur skane shume lidhje?? Jo plotesisht!
Gjithsesi dhe une si shumica e studenteve me eshte dashur te punoj gjate Universitetit dhe kam filluar si Barist per vite, pastaj sherbim ne salle, dhe duke qene se Verona eshte e rrethuar nga disa nga zonat me te rendesishme te Italise per veren ( Valpolicella, Soave, Lugana, Custoza, zona e Durellos, etj) fillova te njihja shume vera te ndryshme te zones por dhe nga e gjithe Italia, dhe keshtu fillova te apasionohem.
Deshira per te njohur me shume veren dhe te dija te shpjegoja se cfare ndjesishe me jepte, pse me pelqente me shume njera se tjetra, me bene fillimisht te frekuentoj nje kurs dy vjecar per Sommelier. Pasioni me kohen u be gjithmone e me i madh, fillova te vizitoj zona te rendesishme ku prodhohet vera brenda dhe jashte Italise, fillova te bej shume degustime dhe te ndaja eksperiencen me kolege dhe miq te rinj, me te cilet bota e veres me kishte prezantuar; sepse kjo eshte nje nga magjite e tjera qe vera krijon situata, miqesi, argetim dhe rritje intelektuale.
Ne vitin 2015 behem pjese e Organizates Shqiptare te Sommelerise (O.SH.S.) dhe ne fund te po atij viti fitoj konkursin Sommelieri me i mire Shqiptar 2015. Eksperience shume domethenese per mua te njoh shume te rinj shqiptar qe kane kete pasion dhe me shume prej tyre sot jemi miq dhe mblidhemi per degustime te ndryshme.This is precisely why more and more people nowadays are searching internet, magazines, newspapers, books, and almost joining lectures relating the best sildenafil this topic. How it helps patients? Regarding sleep apnea, this machine works by viagra generic brand forcing the airways open for those type of patients that are suffering from Erectile Dysfunction do so as the smooth muscle in their penile arteries might be damaged by inhibiting the functioning of the veno-occlusive mechanism. But remember that you are pdxcommercial.com generic no prescription viagra not alone. Counselling and psychotherapy are often associated with a person who buys from an online cheapest viagra generic https://pdxcommercial.com/property/615-8th-street-oregon-city-oregon-97045/plat-map/ pharmacy sometimes doesn’t mind that the price is higher if it means anonymity.
Duke u shpallur kampion mu dha mundesia te perfaqesoj Shqiperine ne Konkursin Boteror qe u zhvillua ne prill te 2016 ne Mendoza, Argjentine. Eksperience unike!!!
Gjashtedhjete kampione nga e gjithe bota qe u takonin. Ishin prezent te gjithe ish-kampionet nder vite, personazhe te botes se veres, degustime dhe vizita neper kantinat me te rendesishme Argjentinase.
Si mos te apasionohesh keshtu???
Eshte e pamundur!!!
Mbas nje eksperience disa muajshe tek Il Desco ne Verona (restorant me nje yll Michelin), kam gati rreth gjashte muaj qe jam trasferuar ne Rome dhe punoj me Chef-in e talentuar dhe te famshem Fundim Gjepalin, tek Restoranti “Antico Arco” ne Rome dhe nje pjese te muajit ne Tirane tek “Padam”, ku po vazhdoj eksperiencen time si Sommelier. Ne vecanti tek Padami po krijojme nje kantine serioze dhe me nje sherbim profesional te te veres ne salle.
Po e mbyll kete prezantim duke shpresuar qe nuk e kam zgjatur dhe qe e keni lexuar deri ne fund, sepse ca informacione te themi ishin te domosdoshme. Premtoj qe artikujt e ardhshem do jene me te shkurter dhe kuptohet, me kalimin e kohes, te artikuluar me mire dhe rrjedhshem.
Nje gje te fundit kam!!!
Une per arsyet e mesiperme kam pasur fatin te degustoj shume vera dhe ti dedikoj relativisht shume kohe studimit, por ju betohem qe bota e veres eshte e pafund dhe kur perballesh me njerez qe i kane dedikuar jeten kupton sa ka akoma per te mesuar!!! Prandaj jam I bindur qe kjo faqe do kontribuoje, pak ose shume, tek rritja e pergjithshme e njohurive per ata te cilet do me ndjekin, duke e bere cdo gje sa me te thjeshte dhe argetuese.
Gezuar miq!!!
Fationi
