Gushtin e vitit 2016 isha nisur per pushime ne Korfuz dhe ndaloj nje nate ne Vlore!!! Takoj Artan Balaj-n, nje nga prodhuesit e veres te “vegjel” shqiptar por nje nga njerezit me te medhenj qe kam njohur ne Shqiperi!!! Ky titull eshte tribut i atij takimi dhe po ju le ta imagjinoni persene!!!
Sot, mbas me shume se 4 vitesh, Artani vazhdon ti mbijetoje Shqiperise dhe te prodhoje vere me nje pasion te vecante!!! Por nuk eshte i vetem!!! Me te eshte vellai i tij Sokoli (i cili eshte Chef shume i mire guzhine) dhe djali i tij Baliani (i cili eshte artisti qe ka vizatuar disa nga etiketat e vererave te kantines).
Artani dhe vellai i tij deri para disa vitesh jetonin ne Itali. Artani ne Friuli, ku punonte si agronom ne qendren eksperimentale per vreshtarine me te madhe ne Europe, Rauscedo, dhe Sokoli ne Cattolica, si Chef kuzhine!
Artani ka jetuar ne Friuli vitet kur prodhues si Josko Gravner, Damijan Podversic, Dario Princic, Radikon, Zidarich, Skerlj, etj, ishin vene ne “lupen” e te apasionuarve te vertete te veres te cilet po zbulonin veren me ngjyren e katert, ORANGE WINE . Por jo vetem, po zbulonin nje metode antike te te prodhuarit vere dhe nje univers te ri qe ne vitet ne vazhdim do behej pike referimi per te gjithe te apasionuarit dhe profesionistet!!!
Orange wine quhet nje vere e bardhe, nga rrush i bardhe, e cila nuk ndahet menjehere nga lekurat mbas shtypjes dhe perpara fermentimit, por qendron me lekura ne menyre qe te gjithe elementet pasurues te lekures te behen pjese e veres. Praktikisht ben te gjithe procesin si nje vere e kuqe. Kjo i jep veres me trup, permbajtje tanike, nje ngjyre me te verdhe dhe detyrimisht vera kerkon nje kohe vjeterimi perpara se te konsumohet. Vjeterimi mund te jete mesatarisht nga 6 muaj deri ne 3-4 vite ne baze te vleresimit te prodhuesit, dhe gjate kesaj kohe mbahet ose ne fuci lisi ose ne Anfora (quhen dhe Qvevri ne Gjeorgji ku historikisht ky proces eshte bere).
Ju ftoj ta thelloni me shume si argument dhe te provoni sa me pare nje Orange wine sepse do ndryshoni menyren si e shikoni nje vere te bardhe :-D!!!
Por pervec kesaj teknike Artani mori dhe nje formim tjeter shume te rendesishem, gje qe e ben unik ne Shqiperi: ai mesoi metoden “Biodinamike” te kultivimit te rrushit qe bazohet tek teoria e Rudolf Steiner. Biodinamica e shikon vreshtin si nje organizem te lidhur me forcat kozmike dhe nuk lejon perdorimin e produkteve kimike, si ne vresht ashtu dhe ne kantine. Per me teper, praktikat e punes duhet te behen sipas nje kalendari henor dhe vreshti mund te ushqehet me pergatitje organike per ta forcuar.


Po e le me kaq shpjegimin e Biodinamikes sepse me siguri do e sqaroj me gjate me nje artikull tjeter ?.
Dhe keshtu qe thoni ju, perpara 14 vitesh tashme Artani vendos te rikthehet ne Shqiperi!!!
I “mbushur” me mall, me deshiren per te kontribuar per vendin e vet, me eksperiencen qe kishte marre atje, me ne mendje disa ide por qe nuk e dinin se ku do ta conin (se mos mendonte ai qe do ishte nga te paktet qe do kultivonin rrush nderkohe qe “kerciste” kultivimi i hashashit ne cdo cep dhe parcele ?), me disa kursime dhe qershine mbi torte: makinen e kishte te mbushur me fucite e lisit te perdorura qe i kishte dhuruar Damijan Podversic, nje nga prodhuesit nga te cilet kishte mesuar shume gjera dhe qe ishte bere nje mik shume i rendesishem per te!!!
Fati i tij ishte vendosur!!!
Bashke me te vellane moren me qera fillimisht nje kantine te nendheshme ne Vlore, blene disa paisje dhe filluan te realizojne projektin e tyre! Ne 2011 u spostuan ne Mifol, ne nje tunel te ndertuar qe ne kohen e pushtimit italian, me kushte temperature shume te mira dhe jashte qytetit, ku eshte dhe kantina aktuale.

Artani tani prodhon verera biodinamike, personale, tanike, te perqendruara ne ngjyre dhe ne shije. Verera qe kane nevoje per vjeterim te gjate per tu zbutur dhe per tu shprehur. Pak shishe, maksimumi 6 mije ne vit!!! Nderkohe nuk ka harruar punen e tij kryesore, te rrise fidane, dhe ti pergatise per “bashkevuajtes” te tjere qe zgjedhin punen e ndershme, ate me te lodhshmen, por qe i krijon nje te ardhme si vetes por dhe zones tende, ose atdheut!!! Pa hyre ne utopizem historia ka treguar qe duhen “deshmore” , njerez qe i dedikojne jeten nje varieteti, nje zone, nje tradite ose nje bindjeje!!! Eshte e vetmja rruge per zhvillimin e vertete dhe asnje tjeter!!! Besoj u kuptuam ?.
Keshtu eshte Artani!!!
Shpresoj te mos lodhet kurre, te mos dekurajohet si shume te tjere. Kam patur fatin te shkoj shpesh ne kantine, per vjelje, per krasitje ose thjesht per nje dreke tek miku i perbashket, Chef Bujar Veshi, qe gjithmone te ben te lepish duart dhe ben gatime aq te shijshme dhe origjinale sa vererat e Tanit i pershtaten shume mire (sidomos Sheshi i Bardhe me lekura), te cilat nuk mungojne kurre ne tavoline.
Cdo here qe shkoj ka per te mesuar!!! Artani eshte nga ata qe nuk ta kursejne informacionin, duhet vetem te kesh deshire te degjosh.
Kodrat e Vlores jane te buta dhe ndjekin njera tjetren si valet e detit. Jane ideale per kultivimin e rrushit dhe pikerisht prania e detit ben te mundur zbutjen e klimes dhe ventilimin e vreshtit, te dyja te rendesishme per cilesine.
Vreshtat Artani i ka gjurmuar dhe rekuperuar duke i drejtuar drejt biodinamikes. I ndihmuar nga fakti qe gjate periudhes se komunizmit ne zone ka qene aktiv nje institut kerkimor per vreshtarine dhe shume nga vreshtat ekzistent i kane mbjelle pikerisht atehere. Ne vresht punon me prodhimtari shume te ulet per bime (rreth o.8kg – 1 kg), respekton ate qe eshte biodiversiteti dhe forca natyrale e hardhise. Sperkat vetem me baker dhe squfur, jo produkte kimike. Ne kantine fermentimi eshte spontan dhe zgjat goxha. Pastaj vjeterim ne fucite e lisit te famshme qe po flisja me siper.
Njeriu dhe natyra me pak fjale ?.
Varietetet qe kultivon jane:
Vlosh, varietet autokton i zones qe jep verera me pak ngjyre (kokrra e rrushit ka ngjyre roze dhe ka pak antociane qe gjenden tek lekura dhe i japin thellesine e ngjyres tek vera), me tanine te bute, aciditet te mire dhe arrin nje grade alkolike te rendesishme;

Shesh i zi, varietet autokton shqiptar te cilin Artani e merr nga zona e Trevllazer (150 m lartesi). Nuk e prodhon cdo vit duke qene se nuk eshte nga vreshtat e tij dhe e merr vetem ne vitet kur ka nje pjekje cilesore;
Syrah, varietet me origjine nga Franca dhe qe jep verera cilesore ne zonen e Risilise ne nje lartesi prej 70 m dhe perberja e terrenit toke e kuqe me gure te medhenj (me perberje minerale qe i jep veres ngjyre dhe mineralitet ne shije). Vera (ne kete rast e vitit 2015) eshte e plote, me ngjyre te perqendruar dhe pak spicy, tipik Syrah;

Merlot, i vecante ky qe prodhon Tani (viti 2013) duke qene se eshte me tanik se nje Merlot normal, me ngjyre me te perqendruar dhe kerkon vjeterim te gjate. Vreshti eshte po ne Risili dhe toka eshte e ngjashme me ate te Syrah;
Shesh i Bardhe, e para orange wine shqiptare dhe me rezultate befasuese (viti 2017). Vreshti eshte ne Trevllazer. Ne ngjyre e verdhe si karamele, ne aroma ndjehet rrushi, aromat e frutit te pjekur mire, nje freski acetike brenda normes qe i jep kompleksitet. Ne shije e plote, tanike edhe se po zbutet goxha dhe kerkon ushqim!!! Mund te them qe kam dhene kontributin personal ne kete vere por kjo eshte nje histori tjeter ?;

Caberlot, varietet i rralle dhe pasoje e kryqezimit natyral ne vresht e Cabernet Sauvignon me Merlot. Vreshti eshte ngjitur me ate te Vlosh-it. Kjo eshte nje vere e vecante me dy shpirtra qe bashkohen bashke. Caberneti ne ADN i jep ngjyren e thelle dhe te ndezur, shijen barishtore dhe tanicitetin kurse, Merloti i jep frutin, butesine dhe shijshmerine. Viti i degustuar eshte 2017 por akoma e re. Per tu konsumuar ne menyre ideale mbas 3-4 vitesh.

Shpresoj t’ju kem apasionuar ndopak me kete artikull dhe ju keshilloj te shkoni ta vizitoni kantinen sa me shpejt dhe te njihni dy vellezerit Balaj, pasionin e tyre, thjeshtesine dhe aftesine!!!
Gezuar!!!
