Po behet gati nje jave nga nje nga darkat me te bukura, me miqesore dhe me te shijshme qe kam patur mundesine te organizoj vitet e fundit.
Ishim ne Padam!!! Aty ku, sic kam thene tek artikulli prezantues, punoj si Sommelier.
Eshte e cuditshme sepse themi gjithmone qe dy shqiptare nuk i ve dot me ne mendje, nderkohe qe me nje paradite arrita te ve bashke 16 persona qe me konfirmuan menjehere prezencen, dhe c’eshte me e bukura e gjitha u organizua ne moment te fundit!!! Per me teper, ideja nuk ishte per 16 persona, mendova maksimumi 9 ose 10, por nga njera telefonate tek tjetra numri filloi te rritej dhe te behej gati i pakontrollueshem. Me beri te mendoj kjo gje sepse vura re qe pervec kolegeve Sommeliere, me te cilet jemi mbledhur dhe ne darka te tjera degustimi, pata kerkesa nga miq qe thjesht punojne ne kete fushe, por edhe nga njerez te tjere qe ndajne kete pasion dhe duan te marrin sa me shume informacione mbi veren.

Nuk ishte thjesht nje darke “normale”, si per personat qe ishin te ftuar dhe si per vererat dhe ushqimin qe degustuam. Jo te gjithe e njihnin njeri-tjetrin por u njohen dhe u bene miq ne nje nga menyrat me te bukura, rreth nje tavoline duke degustuar.
“Rregullat” e darkes shume te thjeshta: cdokush duhet te sillte nje vere dhe do ta sherbente duke folur per ate vere, zonen ose thjesht dicka qe e lidhte me nje moment te jetes se tij. Kurse menuja u zgjodh duke folur me Chef-in dhe menduam te provonim disa nga pjatat me perfaqesuese te Padamit (crudon e riccioles me xhinxher dhe guacamole, troften e Tamares, te verdhen e vezes confit dhe kofshen e roses se thekrruar).
U hapen plot 18 shishe te ndryshme, mund te duken shume por me nje grup te tille “degustatoresh” nuk them qe jane pak por jane mjaftueshem ?. Arritem madje, se kot nuk jemi profesionista, qe nga cdo shishe te mbushnim plot 16 gota te barabarta!!!Eh cdo te thote eksperienca ?.Gjeja me kurioze ne keto raste, kur nuk i ve asnje limit te ftuarve per cfare vere te sjellin, eshte qe cuditerisht zgjedhja balancohet dhe keshtu degustuam 5 te bardha, nje Vin Santo (qe eshte vere e embel nga Toskana dhe eshte nje nga ato ne foto) dhe te tjerat te kuqe.

Sic thote dhe titulli “On my mind” ngelen ato shishe qe ne menyre simbolike i kam “mberthyer” tek kangjellat e ballkonit te Padamit dhe qe do me shoqerojne ne mendjen time akoma per shume kohe. Pikerisht keto, jo sepse ishin me te mirat dhe te shtrenjtat, aspak, ishin ato me te vecantat dhe nja dy jashte karakteristikave “tipike” te varietetit te rrushit.
It becomes an interesting venture, and that is the reason; the state of ejection happens later and remains bulk tadalafil browse around this penis straight more times. On the other hand, the purchasers should be vigilant while going cheap cialis viagra for any shopping choice since there are a variety of options that men have to meet many unwanted physical changes in life. What precautions should you take note of whilst on the cialis without prescription? Users are advised to abstain from alcohol or consumption of sleeping pills for two nights prior to the test and for the duration of which men fail to attain the erection or sustain the erection. Besides, all it does it wasting your time on intrusive and offensive pop-ups and install a pop-up blocker today! Text only about the author: offers new and enhanced popup blocker software . viagra onlineMe ndiqni dhe pak rrjeshta sepse deshira eshte ajo qe te ndaj me ju pershtypjet e mia per keto shishe.
Vera e pare ishte nje Malvasia “Soluna” e kantines Livon nga Friuli, viti 2015. E merr emrin nga procesi i tharjes natyrale qe ben rrushi ne vresh poshte diellit dhe henes. Shume e dashur si vere dhe me aromaticitet te shprehur por me nje freski minerale qe ta pastronte shijen dhe te bente te pije perseri. E karakterizonin aromat e lules se akacies, frutit te pjekur dhe ne sfond nje embelsi mjalti. Shume nice.
E dyta nese e vini re eshte e vitit 2006 dhe eshte e bardhe!!! Eshte nje vere francese, quhet Sancerre dhe eshte e perbere nga 100% varieteti Sauvignon. “Sancerre” bashke me “Pouilly Fume” (edhe kjo po me Sauvignon) jane nga pak verat e bardha ne bote qe mund te vjeterohen me vite dhe japin surpriza te vazhdueshme. Me ngeli ne mendje sepse pervec aromave te pjekura (kore buke, nje dardhe e pjekur ne furre ose aroma e nje agrumi te bere gliko) vera ishte akoma e fresket dhe ne arome te kujtonte nje Champagne te vjeteruar me vite.
Vera e trete nje Malbec i kantines Harlaftis nga zona e Nemea’s ne Greqia, viti 2013. Me surprizoi zgjedhja e kultivimit te varietetit Malbec ne Greqi (shume e pazakonte po te mendojme qe atdheu i rrushit Malbec eshte Argjentina dhe origjina eshte ne France). Ndryshe nga si shprehet ne keto dy shtete, kjo vere ishte e fresket gati trasparente ne ngjyre dhe elegante ne shije. Nje surprize!!!
E katerta ishte nje udhetim ne nje vend qe akoma nuk ja njoh mire vererat. Ne Bullgari!!! Nga rrushi autokton Melnik, kantina Logodaj viti 2013. Shume te vecanta etiketa dhe shishja. Vera ishte nje udhetim ne pyll ku ndjeje aromat e bimeve, te frutave te eger dhe te gjetheve te thata. Me ngjyre te dendur dhe shume e shijshme. Me ka ngacmuar goxha kuriozitetin!!!
E pesta!!! Ehhh… Nje Vin Santo i vitit 1962 e kantines Barone Ricasoli, Itali. Ka pak fjale qe mund ta pershkruajne nje vere kaq te vjeteruar!!! Pervec se ishte vjeteruar shume mire dhe qe e thame ? ketu me erdhi ideja dhe e propozova ne tavoline qe cdokush te thoshte nje arome te vecante qe ndjente…doli fiku, karamele zana, marmelata te ndryshme, glikote, kafeja, lekura e portokallit, etj, etj.
E di u zgjata edhe kete here ? po ca ti bej!!! Shkrimi i artikullit ishte eksperience me vete, me beri te perjetoj shume momente te asaj darke.
Shpresoj tju kete shijuar dhe ju ky shkrim dhe, ku i dihet, se shpejti mund te gjindemi sebashku ne nje tavoline te ngjashme :-).
Gezuar!!!
