“Eshte nje vend magjik ne veri te italise ku nje here ne vit, per 4 dite rrjesht, shfaqet nje peisazh perrallor!!! Plot dymbedhjete lendina te rrethuara nga malet mbushen me shtepiza karakteristike te dimensioneve, formave dhe ngjyrave te ndryshme (sepse edhe ne perralla cdokush ka statusin e tij ?). Tek prevazet e dritareve te cdo shtepie qendrojne zana me bukuri hyjnore te cilat me broket plot me vere shuajne etjen e pelegrineve te ardhur nga cdo cep i botes, nderkohe qe i magjepsin me fjalet dhe bukurine e tyre”.
Per nje moment mu duk sikur ju mora per dore dhe sebashku u hodhem brenda nje libri te pluhurt perrallash ?. Nuk do ishte keq ndonjehere!
Per nje te apasionuar vere te gjendet per here te pare ne Vinitaly, qe kete vit u zhvillua ne Verona nga 9-12 prill, perjetimi i kesaj eksperience do ti ngjante shume perralles!
Elementet jane gati te gjithe: vera “rrjedh” nga cdo ane, bukuria e vajzave qe “rastesisht” jane perzgjedhur te sherbejne dhe flasin per veren ne te shumten e rasteve i afrohet hyjnores, vizitoret vijne nga e gjithe bota dhe jane vertet te etur per te provuar dhe njohur prodhues te rinj! Ok, e pranoj, zbukurova pak lendinat qe ne te vertete jane kapanone te medhenj dhe shtepizat jane stand-e te permasave te ndryshme ne varesi te madhesise se kantinave, por besomeni, tashme eshte viti i nente qe shkoj rrjesht dhe ju siguroj qe eshte akoma marramendese! Eshte si Luna Park-u per nje femije ?.
Por cfare eshte Vinitaly?
Eshte panairi i veres qe zhvillohet ne Verona nga viti 1967 dhe eshte me i madhi i ketij lloji ne bote.
Kantinat qe ekspozojne vererat e tyre jane me mijera dhe mund te gjesh stand-in kuti shkrepse ku “fshatari” qe ka 2, 3 ose 4 hektare (i cili prodhon pak mijera shishe sipas filozofise se tij) ka ardhur te propozoje veren e tij, deri tek stand-et gjigande te koloseve te veres italiane qe pervec se kontrollojne tregun italian dhe boteror “kontrollojne dhe influencojne” dhe shijen e njerezve.
Ta fillojme direkt me nje “difekt” qe ka Vinitaly?
Nuk ka vetem nje jo, sepse si cdo perralle e arrire brenda saj ka edhe “personazhet e keqinj”, ka situata negative dhe “prova” qe duhen kaluar, por ka edhe nje fund te lumtur kuptohet ?.
“Difekti” i pare eshte qe kryesisht kantinat ekspozuese jane italiane. Kjo kuptohet eshte limituese per italianet ose per ato qe jetojne ne Itali, per ke vjen nga jashte qe deshiron te beje nje full immersion ne vererat italiane eshte idealja.
Si eshte e organizuar?
Jane dymbedhjete kapanone te medhenj dhe jane te ndare kryesisht per rajone (Veneto, Toskana, Abruzzo, etj). Perreth ketyre eshte “cadra” e Lulit ? me falni eshte “cadra” e Vininternational (qe ka dimensionet e nje kapanoni por eshte modeste si shumllojshmeri) ku kryesisht jane impotuesit qe ekspozojne kantina te ndryshme nga bota. Pastaj kemi zonen e Sol&Agrifood (dedikuar ushqimit, vajit te ullirit dhe birrave) dhe Enolitech (dedikuar paisjeve dhe makinerive per kantinat).
Keto qe sapo tregova jane te gjitha informacione qe mund ti gjeni tek siti i internetit edhe se mu duk e rendesishme ti permendja. Sic mund te gjeni shume informacione te tjera, listen e prodhuesve, etj etj.
Por cfare mund te gjeni vertet ne Vinitaly?
Ne Vinitaly kuptoni ne te vertete sa e madhe eshte bota e veres dhe ne te njejten kohe sa e shumllojshme eshte!!! Dhe po flasim vetem per Italine!
Nuk dini nga te shkoni perpara!
Duhet nje plan i vertete i studiuar perpara sepse brenda “humb”, nuk arrin ta kuptosh sa shpejt kalon koha. Kjo sepse nuk provon vetem vere por degjon historine e saj vere, historine personale te nje prodhuesi, karakteristikat e varietetit dhe si psh eshte pershtatur pikerisht ne ate zone…Po pse vetem kjo? Po nje prodhues mund te kete 3, 4 ose me shume etiketa te ndryshme dhe zakonisht kane deshire qe ti provosh te gjitha ? dhe ti nderkohe vazhdon pin dhe nuk e peshtyn sepse eshte hera jote e pare aty ndoshta dhe te duket si herezi qe te peshtysh vera aq te mira…dhe degustimet vazhdojne, provon vera nga me te ndryshmet…vera qe te pelqejne, qe te lene icik si ne medyshje, qe ste bindin fare…shije ndoshta qe skishe provuar ndonjehere…vera konvencionale, biologjike, biodinamike, natyrale…varietete qe as ja kishe haberin po se po, ato i degjon gati ne cdo kapanon (spo them stand :-)) dhe nderkohe edhe aftesia e degustimit bie sepse shqisat tona me kalimin e oreve lodhen dhe nuhatja dhe sythat e shijes mbingarkohen.
Por nderkohe ndodh nje proces i kundert por shume i deshiruar ? nje ndjesi kenaqesie (e ndihmuar dhe nga alkoli ?) sa vjen dhe rritet sepse provojme verera te ndryshme, qe edhe na emocionojne, zgjerojme kulturen tone, bisedojme ndoshta me nje person qe me thjeshtesine dhe deshiren per te treguar per territorin e vet dhe punen qe bejne na magjeps dhe na lind direkt deshira per te jetuar ne fshat dhe per te pasur vreshtin tone ?.
levitra prescription http://downtownsault.org/wp-content/uploads/2016/05/ATTO-SITE-FLYER.pdf It is always seen that people lead a sedentary lifestyle put on extra pounds. Automobile accidents result in some of the most common sildenafil levitra causes of sexual dysfunction in men, especially erectile dysfunction. Lifestyle factors such as exposure to environmental pollutants and order viagra australia pesticides may be another cause and so can substance abuse, like taking drugs, alcohol, steroids and smoking. Sometimes, you sign up for a service or buy a http://downtownsault.org/soo-lock-boat-tours/ free viagra prescription generic medicine online through online pharmacies and also drugstores.Por sic thashe pak me pare ne perralla ka dhe situata te papelqyeshme dhe personazhe qe me mire mos ta dinim qe punojne qe boten e veres!!! Ka stand-e te kantinave te medha (ikonave le te themi) qe duken si keshtjella dhe per te degustuar verat e tyre duhet te kesh gjak blu se perndryshe nuk ke shans… Tamam si ne Eyes Wide Shut duhet te kesh fjalekalimin (qe do te thote te jesh importues, personazh i botes se veres ose te kesh ndonje restorant me emer) dhe mos ta kesh marre me qera kostumin ?.
Te them te drejten tja vlente aq sa tek filmi hajt se po i kuptoja dhe po e hapja thesin ?. Por jo gjithmone ja vlen dhe cuditerisht vererat qe me kane emocionuar me shume i kam provuar tek prodhues te vegjel, gati te panjohur ose sa kishin filluar te beheshin te famshem, tek prodhues qe kane lidhur jeten me veren dhe qe i prekin te gjitha proceset me dore…Por ndoshta ky eshte “difekti” im ?.
Ah nderkohe erdhi ora 18.00 dhe ti ke vizituar, nese je treguar i shkathet, vetem 20 stand-e! Domethene nga mbi 4000 ekspozitore ti ke shkuar ne Vinitaly dhe ke provuar 20 :-O Kjo nuk eshte per te thene qe duhet te vrapojme dhe te mendojme te pijme sa me shume sepse 20 prodhues mjaftojne nese kemi ditur te zgjedhim ato cilesoret.
Ah se po e humbja si gjithmone!
Si shkoi eksperienca ime kete vit?
Me zybet ?. Isha me nje kolegun tim dhe arritem te bejme dy dite brenda ne Vinitaly por pak a shume shkoi sic po ju tregoja siper ?, por ama kam ne mendje vererat e nja 6-7 kantinave qe vetem ato justifikojne cdo shpenzim ose lodhje (sepse nderkohe je verdalle ne kembe). Provuam dhe disa vera nga Afrika e Jugut shume interesante…Surpriza ishte degustimi e disa Sake-ve nga Japonia qe prodhohet duke fermentuar orizin dhe eshte nje bote me vete! Stile te ndryshme, cilesi te ndryshme dhe aroma aq te fresketa dhe te shumllojshme sa nuk imagjinoja! Ah na qelloi dhe nje ekspozitor qe nga gjashte vera qe kishte na dha te provonim vetem kater prej tyre! Dy te tjerat (me te shtrenjtat dhe te mirat, ndoshta) tha qe i kishte vetem per importuesit…Por perralla jone pati nje fund te lumtur gjithsesi ?.
Prisni, mos ikni!
Per ata qe nuk kane qene kurre te fillojne ta mendojne per vitin qe vjen, por jo vetem per panairin por sepse zhvillohet ne nje nga qytetet me te bukura ne Itali dhe mund te kaloni vertet 2-3 dite te magjishme. Per me teper sepse keto mijera njerez ne darke vershohen ne qytet dhe behet goxha feste!
E mbyll me disa keshilla:
-nese vendosni te shkoni prenotoni disa muaj perpara (edhe 6 muaj) sepse jo rrezikoni por nuk gjeni hotel ne Verona;
– tek siti i Vinitaly 1-2 muaj perpara publikohet lista e te gjithe kantinave qe marrin pjese dhe ju keshilloj te pergatisni nje liste me ato qe doni te provoni duke shkruar numrin e kapanonit dhe stand-it, sepse do kurseni shume kohe;
– organizoni qe te shkoni te pakten 2 dite ne panair ( e di bileta kushton shume por mundohuni te gjeni me miqesi ndonje ftese);
– shkoni heret ne mengjes, maksimumi ne 10.00 dhe shkoni te ngrene mire;
– dhe e fundit, me e rendesishmja, per sa i perket degustimit filloni duke provuar ndonje vere spumante, vazhdoni me te bardhat dhe pastaj te kuqet (kjo sepse po te pijme te kuqet direkt do e kemi me te veshtire te degustojme te tjerat duke qene me delikate dhe me strukture me te dobet)…por edhe alternojeni duke provuar ndonje spumante mbas te kuqeve sepse ju freskon shijen dhe ju ndihmon te rizgjohen shqisat.
Shpresoj qe artikulli tju duket interesant!
Edhe nese nuk arrini te shkoni ne Vinitaly pak a shume panairet ngjasojne dhe keto informacione mund tju hyjne ne pune kudo ;-). Sic mund te jete Vinexpo qe zhvillohet ne Bordeaux te Frances kete qershor, Prowein ne Dusseldorf, Gjermani, Fenavin ne Ciudad Real, Spanje, etj etj.
Gezuar!
