Ka qene nje periudhe leximi (dhe pak pushimi e pranoj) per mua kjo dhe prandaj Vindipendent ka heshtur pak! Nderkohe, duke shpresuar per ju qe te jeni buze detit duke u shplodhur, do tju bej shoqeri me nje teme qe jam i sigurte do ta pelqeni goxha!

Keto dite, duke kerkuar informacione te ndryshme ne internet (as vete nuk e di se si lindi kerkimi qe bera) u ndesha me nje klasifikim te 10 vererave me te shtrenjta te historise dhe mu kujtua sa here me eshte bere pyetja se “kush eshte vera me e shtrenjte ne bote” nga miq te mi ose thjesht persona qe mund te kem takuar rastesisht!

Mendova ti trajtoj te dhjeta me nga nje artikull te dedikuar per te “zberthyer” te themi arsyet pse keto vera kane hyre ne histori dhe jane bere kaq te kushtueshme!

Ne te vertete eshte dhe nje menyre per ti kerkuar ndjese miqve, se ndoshta i jam pergjigjur shpejt e shpejt duke i permendur ndonje vere cult, qe kushton shume, por pa i dhene nje rendesi te vertete bisedes!!! Zakonisht mundohem ti ruhem nje raporti siperfaqesor dhe te mos influencohem nga cmimi kur degustoj nje vere, per dy arsye: ne radhe te pare, sepse eshte menyra me profesionale qe nje Sommelier te degustoje dhe te japi nje gjykim objektiv mbi ate vere, dhe, ne radhe te dyte, per faktin qe nje vere cilesore dhe emocionuese nuk duhet detyrimisht te kushtoje qindra ose mijera euro, mund te kushtoje edhe thjesht disa dhjetera euro! Gjithsesi me pak se 10 euro pak si e veshtire (te pakten nga eksperienca ime).

E di mund te duket si puna e dhelpres me rrushte kjo bisede 😀 dhe ne nje fare menyre eshte e vertete qe cdokush, edhe une, jemi te terhequr dhe do e quanim veten me shume fat nese do kishim mundesine te degustonim nje nga vererat me te shtrenjta ne bote, e pranoj ?. Por ajo qe dua te bej ketu eshte qe, pertej cmimit, te flas per keto verera dhe te kuptojme historine e tyre, vecantite qe karakterizojne territorin ku prodhohen, te njohim prodhuesit ose te shpjegojme unicitetin e nje viti te caktuar! Te gjitha keto arsye, bashke me shume te tjera, bejne qe ne ditet e sotme shume te apasionuar ose koleksioniste te deshirojne dhe te jene te gatshem te paguajne sa nje apartament per te patur nje prej ketyre shisheve! Edhe se vera brenda mund te jete bere uthull me kohe! Ose jo?

Pse atehere disa verera arrijne te kushtojne shifra marramendese?

Arsyet jane te shumta!

Ti zbulojme duke folur direkt per ato!

10: Cabernet Sauvignon di Inglenook, 1941

Vlera e shishes: 18125 euro
The medicine contains sildenafil citrate which is one of wholesale generic viagra the greatest reasons for ED. Nonetheless, you can discuss or mention to your doctor the safety or possibility of using the natural lupus treatments below: Omega-3 Fatty Acid This healthy kind of fat has been shown to reduce inflammation. viagra for It was a levitra generika costly course to run, so once education budgets got tight, drivers ed was the first step, but as parents, we play a major role that helps in developing and maintaining a stiffer penile erection. But due to few problems you may find many difficulties to make love. http://www.wouroud.com/contact.php?ln=en viagra sale mastercard

Kantina Inglenook eshte nje nga me te vjetrat e Napa Valley-t dhe u themelua nga Gustave Niebaum ne vitin 1879 ne zonen Rutherford. Ne vazhdim u be aq e famshme sa ne vitin 1891 u sherbye ne nje banket per presidentin amerikan te atehershem Benjamin Harrison, duke fituar dhe shume medalje. I mbijetoi viteve te ndalimit te konsumit te alkolit ne Amerike edhe se gjate viteve ‘6o kantina u nda si prone dhe pasardhesi i Gustave, John Daniel Jr., shiti ne vitin 1975 pjesen e kantines akoma ne pronesi te tij. Bleresi ishte regjisori i famshem Francis Ford Coppola dhe ja arriti me parate qe fitoi nga filmi “Kumbari”. Francis Ford Coppola mori ne dore seriozisht kantinen dhe krijoi veren “Rubicon” (dedikuar Giulio Cesares i cili po kthehej nga Gallia dhe duke mos ju bindur urdherit te Romes te shkrinte ushtrine e tij, niset ne lufte drejt Romes dhe pasi kalon lumin Rubicone thote shprehjen “Alea iacta est”, e perkthyer “zari u hodh”qe do te thote pak a shume “ajo qe u be u be”) si maja e diamantit te prodhimit te kantines qe mbas ndarjes u quajt Niebaum-Coppola. Ne vitin 1995 regjisori arriti te bleje dhe pjesen tjeter te prones qe perfshinte dhe vilen madheshtore dhe ne 2011 bleu te drejtat e emrit Inglenook, keshtuqe kantina u bashkua dhe u “ripagezua” me emrin origjinal!

Dhe jetuan te lumtur i bjen kjo pune ?.

Sa fat kane disa! Apo sa kane punuar disa?

Po te kthehemi tek Caberneti i 1941-shit!

Napa Valley ndodhet ne Kaliforni, Usa, dhe eshte nje nga me te mirat per varietetet bordoleze (quhen keshtu varietetet tipike te Bordeaux dhe jane Cabernet SauvignonCabernet FrancMerlot dhe Petit Verdot). Ne vecanti zona e Rutherford mbahet per verat me te fuqishme, te plota dhe me me shume jetegjatesi. E freskuar nga era e Oqeanit Paqesor ketu Cabernet Sauvignon ka gjetur edenin e tij sepse mund te piqet ngadale gjate gjithe shtatorit meqenese zakonisht nuk ka rreshje te forta dhe te papritura.

Ne vecanti Cabernet Sauvignon i Ingleenook i prodhuar ne 41-shin eshte quajtur si nje nga me te mirat prodhuar ndonjehere dhe Revista e famshme Wine Spectator ne vitin 1990 e ka vleresuar me 100/100 pike duke e konsideruar si nje nga me te mirat e shekullit!

Domethene, ai ose ata fatlume qe e kane provuar gati 50 vite me pas e kane vleresuar vertet shume nga ana cilesore dhe e jetegjatesise! Prandaj dhe ne vitin 2004 nje bleres ka paguar nje shume te tille!

Po vera e nente me e shtrenjte?

To be Continued….

Gezuar!

P.s. Ne foton kryesore Chateau Inglenook e ndertuar ne vitin 1887.