Eshte hera e trete ne kaq pak kohe qe flas per Borgognen dhe nuk mund te mungonte ne nje klasifikim te tille nje vere nga Domaine Romanée-Conti qe eshte nga verat me te shtrenjta ne bote. Per ata qe lexojne per here te pare blog-un, ne kete artikull flas per karakteristikat e kesaj zone unike te nderthurur me eksperiencen e udhetimit tim atje, kurse, tek ky artikull permend pikerisht kete vere.

Po ti rikthehemi vendit te nente ne klasifikimin e vererave me te kushtueshme te historise ku gjejme veren Romanée-Conti Monopole viti 1990 e Domaine Romanée-Conti!

Ne vitin 1996 shtepia e ankandeve Sotheby’s shiti 8 shishe te tilla me cmimin marramendes prej 132.880 sterlina qe pak a shume jane 20.000 euro per shishe!

Tani me thoni ju pse duhet nje person te paguaje gjithe keto leke per 6 litra vere?

Ah duhet t’jua them une hic mendja ?.

E thjeshte nuk ka ku ti coje! Apo nuk eshte vetem kjo?

Ne te vertete nuk mjafton per te shpjeguar nje shpenzim te tille dhe te shikojme bashke perse!

Romanée-Conti eshte nje vresht Monopole (e shpjeguar se cfare eshte tek ky artikull mbi Borgognen) qe ndodhet ne komunen e Vosne-Romanée dhe siperfaqja e tij eshte vetem 1,8 hektare. Eshte i gjithi prone e Domaine de la Romanée-Conti dhe eshte i mbjellur nga murgjit ne shekullin e 13-te dhe i zgjedhur nga to si nje nga me te miret e zones!

Vreshti merr emrin nga Prince of Conti i cili ne vitin 1760 blen kete vresht duke e paguar 6 here me shume se cmimi normal i nje vreshti ne Borgogne. Ne shekullin e 19-te vera qe prodhohej nga ky vresht ishte vera me e shtrenjte ne Borgogne!

Nje nga dy familjet qe ka ne ortakesi sot kete vresh e bleu ne vitin 1869 duke e shtuar vreshtave te tjere prestigjoz qe kishte. Kantina qe atehere ka vazhduar te prodhoje nje vere te cilesise shume te larte nder vite dhe kjo varet shume nga materiali i tokes ku ai vresht eshte mbjellur, kushtet e microklimes dhe ekspozimi perfekt ndaj diellit. Por jo vetem, sepse ky vresht ka nje prodhimtari shume te vogel qe ben qe substancat e bimes te perqendrohen dhe ti japin nje strukture me te madhe veres. Gjithashtu Romanée-Conti ka treguar nder vite qe eshte nje vere me aftesi vjeterimi shume te madhe dhe ketu flasim per dekada!

Ok te hap nje kllape te vogel!

Si mund te jete kjo vere?

Une nuk kam patur fatin ta provoj kurre, por te te njejtes kantine kam provuar La Tache 2010 qe eshte nje vresht ngjitur dhe qe eshte shume shume shume cilesor dhe duke patur si pike referimi ate po mundohem ta perfytyroj!

Gjendem para nje vere qe nga ngjyra eshte nje e kuqe rubin me nje “veshje” portokalli qe behet me e dukshme tek rrethi i veres. Eshte goxha trasparente por kur e rrotulloj harqet qe krijon jane te shpeshte dhe te trashe! Shume intense ne aroma dhe e ndjej menjehere qe jam perpara nje vere “race” dhe nuk arrij dot ti dalloj sa te shumta jane! E provoj ne shije dhe ajo vere qe mund te duket trasparente dhe qe “nuk ta mbush syrin” me mbush gjithe shijen dhe me surprizimin tim te madh ndjej akoma taninet shume fin tek gjuha! Po flasim per Pinot Nero zakonisht taninet i ka menjehere shume te bute dhe te dashur!

Po ndaloj ketu se nuk dua te vazhdoj tja fus kot, por ju provojeni dhe me thoni nese ju afrova ?.

Ja ku jane ngjitur vreshtat Romanée Conti dhe La Tache
With that in mind, it’s hugely important to clear these myths if you want to truly cheap viagra 100mg reap the rewards of a replacement therapy for this hormone. levitra sale They will almost certainly try to beat it. They take it one step further, as they also carry self-tanning tissues, which are a generic cialis sample superb alternative to sunbathing or tanning beds. The levitra price most important thing to consider is the class timings.

Per ta mbyllur po ju them qe kjo vere eshte ikone ne te gjithe boten dhe duke qene qe prodhohen pak shishe nder vite cmimi eshte rritur shume dhe eshte nje nga verat me te shtrenjta ne treg, duke kushtuar ne kantine tek rreth 3000 euro! Normalisht nder vite meqenese kerkesa eshte e madhe cmimi vazhdon rritet dhe shumfishohet!

Te gjithe keto motive plus edhe te tjera qe per momentin “rreshkasin” bejne qe ai “robi” ti kete paguar me shume qejf ato leke ?.

Nje pyetje finale kam une!

Po ne shqiptaret ca po benim gjate ketyre shekujve qe permenda?

Gezuar ?