Te vjetrit tane me siguri mendonin per nje vere te ndershme, te dashur dhe me karakter, qe nuk te ben me dhimbje koke, kur lartesonin nje femer duke perdorur kete shprehje ?, por mua, duke qene gjenerate me e re, kjo shprehje me con diku tjeter me imagjinaten! Me kujtohen filmat me shpata te femijerise (sidomos ato me romake, me Macistin, Herkulin, etj ) dhe me jane fiksuar ne mendje banketet e pallateve mbreterore ku balerinat performonin (kryesisht duke dredhur belin ?) dhe perandoret, te rrethuar nga miq dhe armiq, shfaqnin te gjithe lluksin e tyre nderkohe qe ushqeheshin nga tabakate me fruta te shumllojshme dhe nga kupat prej ari te mbushura me vere, shuanin “zjarrin” epsheror!

Nje skene e tille shpesh here ishte preludi qe paraprinte momentin, per mua te shumepritur, kur vinte Macisti ose Herkuli dhe kerciste druri ?, por tani u rrita dhe jam shume i sigurt qe po te shikoja perseri nje film te tille do i jepja me shume rendesi sherbimit te veres, llojit te “kupes” dhe se si po degustohej ajo!
Nuk ju binda shume me duket?
Po ca vere po do shikoja prape Macistin qe me forcen mbinjerezore do ngrente ndonje kolone dhe do i merrte perpara te gjithe ?, dhe e pranoj, do u emocionoja serish si femije! Balerinat kuptohet s’do i shihja fare? .
Ok po prit pak…pse arritem deri ketu?
I rashe perseri nga Kina!
Doja te dilja tek ajo“kupa” me vere, qe permenda me siper, e cila nder shekuj ka shoqeruar banketet e oborreve mbreterore dhe me pas edhe ato te borgjezise, duke marre forma te ndryshme (e gjere, e ngushte, e madhe me vegje apo e vogel cilindrike) dhe eshte prodhuar me materiale te ndryshme ( argjill, dru, bronx, ar, etj etj). Per te arritur deri ne ditet tona ku gotat e veres jane prej qelqi ose kristali dhe vera konsumohet nga nje pjese e mire e shoqerise.
Por edhe vera kuptohet ka ndryshuar nder shekuj!!! Nuk eshte me ai shurupi i embel, i perqendruar, shume shpesh i zier dhe i perzier, me ereza ose rreshire, qe pinin perandoret dhe jo vetem. Dhe ketu me siguri fitojme ne sepse sot pijme gjera shume me te mira. Te pakten kete ?.
Por le te kthehemi tek gotat meqenese fokusi i artikullit eshte aty i perqendruar! Eshte nje teme kjo qe e kam shume per zemer, duke qene qe shpesh here nuk i jepet rendesia e duhur pershtatjes se gotes ne baze te veres qe zgjedhim te konsumojme!
Sa here ju ka ndodhur te shkoni per darke diku, ndoshta edhe me ndonje shishe te mire, dhe miqte tuaj te mos kene gota vere me fron? Ose te mos kene goten adapte per llojin e veres? Kjo e dyta gati gjithmone ?!
Mua me ka ndodhur me shume se nje here dhe kam eksperimentuar veren ne gote uji, veren e kuqe ne gote vere spumante (nga ato te ngushtat), veren e bardhe ne gote vere te kuqe (nga ato te medhate), etj etj. Nuk kam patur zgjedhje tjeter sesa ta merrja me pozitivitet (kuptohet qe edhe une nuk kam lindur me goten e duhur ne xhep :-D), perkundrazi disa here ka qene nje ide dhurate, te pakten heren tjeter e dija qe do kishin gotat e veres ?.
Gjithsesi ajo qe dua te them eshte qe perceptimi qe kemi ndaj nje vere mund te ndryshoje shume ne baze te gotes qe ne zgjedhim te perdorim dhe mund ta valorizojme ose ta penalizojme ate!
Une e bej dhe si loje ndonjehere, per te kuptuar karakteristikat e nje vere, degustimin e te njejtes vere ne gota te dimensioneve te ndryshme dhe, nese se keni provuar, besomeni qe ndryshon shume!
Ok, sic do thoshte babai im: “te shkojme tek ojza e muhabetit” ?!

Ne radhe te pare gota duhet te jete prej qelqi (dhe kuptohet duhet te jete trasparente), ose me mire akoma kristali, sepse duhet te reflektoje driten dhe te na jape mundesine te vleresojme ngjyren e veres e cila na jep informacione kryesisht mbi llojin, strukturen (e cila verehet tek rrathet qe krijohen tek faqet dhe tek ngadalesia e rrotullimit) dhe vjeterimin e saj ( ne vije te pergjithshme ne baze te tonalitetit te ngjyres sa me shume te anoje drejt portokallise aq me e vjeter do jete vera).
Ne radhe te dyte gota mbahet tek froni dhe jo tek pjesa e siperme e mbushur me vere per arsyet qe thame me pare dhe qe dora nuk do na lejonte, por edhe sepse me doren tone ne do vishnim goten dhe ne te njejten kohe do e ngrohnim ne rastin e nje vere te bardhe. Per me teper qe gishtat mund te vijne era cigare (per ata qe e pijne) ose mund te mbajne eren e nje sapuni nese sapo i kemi lare, ose cfaredolloj arome tjeter, dhe prandaj eshte mire qe te jene sa me larg grykes se gotes per te mos influencuar aromat ?.
And all these negative situations generic viagra buy tend to happen unexpectedly so most people they happen to are totally unprepared to dealing with stress. Never mix it with alcohol, nicotine, caffeine, grape fruit and other ED medicines to let it work well and help men treating their sexual dysfunction with more cheap viagra ease. Baker made stops in the state’s largest cialis online go to this page city, Los Angeles. Progesterone is essential because it increases blood flow to the uterus as cilia plays an important role in movement of these eggs.In a study of pregnant women it was found that the chemical is more successful in increasing blood viagra buy viagra flow to provide sufficient raw material, for both the energy needed for high levels of exercise and for muscle recovery, that citrulline is predominantly used as a supplement.Ne radhe te trete per dimensionin e gotes rregulli kryesor eshte qe sa me e rendesishme dhe e vjeteruar eshte vera aq dhe me e gjere duhet te jete gota. Kjo vlen si per vererat e bardha dhe ato te kuqe!
Arsyeja kush eshte?
Vererat e rendesishme kane strukture te ngjeshur dhe sa me e gjere eshte gota aq me i madh do jete kontakti me ajrin (prandaj edhe rrotullohet gota per te zmadhuar siperfaqen e kontaktit te veres me ajrin). E njejta gje per ato te vjeteruarat, duke qene se kane ndjenjur per shume vite ne nje ambient te mbyllur kane nevoje per nje kontakt me te madh per te shprehur aromat dhe per tu zgjatur ne shije, prandaj edhe dekantohen (per te cilin kam folur tek artikulli i meparshem).
Po ne te kundert cfare ndodh?
Kur degustojme verera te thjeshta ne gota te gjera te medha praktikisht i penalizojme sepse edhe “ato dy aroma qe kane” ne nuk arrijme ti ndjejme duke qene se diametri i gotes eshte i madh!
U kuptua besoj qe sa me i ngushte te jete diametri i gotes dhe aq me shume aroma arrijne tek nuhatja jone?
Domethene per nje vere cilesore qe eshte komplekse ne aroma nje gote e gjere eshte idealja sepse arrijme ti ndjejme sa me shume, kurse per nje vere te dobet ne cilesi gota e madhe e “keput ne mes” dhe keshtu do na duket akoma me e dobet ?!
Praktikisht po ju mesoj si ti “shisni” nje vere te mesme miqve per nje vere super ?.
Nuk eshte ky qellimi kuptohet, por ai qe te kuptojme sa i rendesishem eshte cdo element ne sherbimin dhe degustimin e veres.
Po vererat spumante?
Zakonisht sherbehen ne Flute ( gotat me nr. 10 dhe 11 tek foto) per dy arsye: njera eshte ajo vizive sepse eshte bukur te shikosh nje “gajzer” te vogel tek gota qe vazhdon dhe shperthen buleza dhe tjetra…ok kjo eshte nje lloj “sekreti” por meqenese arritet gati deri ne fund te artikullit e meritoni ta dini :-D!!! Arsyeja eshte qe ne shije ne ndjejme sheqerin tek maja e gjuhes dhe aciditetin ose freskine tek anet e saj…Atehere cfare ndodh??? Ne momentin qe ne pijme nga nje gote me gryke te ngushte nuk na bezdis aciditeti qe tek verat spumante (sidomos Champagne qe jane si limon ne shije) zakonisht eshte me i larte. Provojeni!!!
Se fundmi per vererat e embla gotat me nr. 4 dhe 5 jane perfekte.
Pse vetem kaq?
Yhyyy sa ka!
Po ne ktu jemi! Vindipendent sapo ka lindur ?.
Gezuar!
P.S. Gota ne foton kryesore quhet Kylix dhe perdorej ne Greqine e lashte, rreth shekullit te peste p.e.s..
