Ky djali ne foto quhet Levent Nurellari dhe eshte nje nga prodhuesit e veres me premtues shqiptar.
Une e kam mik, koleg dhe here pas here ndaj vuajtjet e degustimit me te ? sepse ne tavoline ai sjell eksperiencen e tij, kuriozitetin dhe te gjithe deshiren e madhe qe ka per te kuptuar sa me shume nga cdo vere qe deguston (sjell dhe veren e tij kuptohet ?). Ka nje sy pak me ndryshe nga ne Sommelieret sepse cdo karakteristike te veres e lidh me proceset kimike dhe praktikat ne kantine qe mund te jene aplikuar. Sy enologu me pak fjale!!!
Nuk do te jete prodhuesi i vetem per te cilin do te flas ne kete blog por per afrimitetin qe kemi, dhe jo per ndonje favorizim, mu duk natyrale qe te filloja me te. Per me teper qe javen qe kaloi u beme nje grup i bukur dhe shkuam ta takonim ne Fushe-Peshtan, Berat. Aty ku familja Nurellari prodhon kete nektar te ri shqiptar!!!
Kur arrin ne Fushe-Peshtan gjendesh perballe nje natyre intriguese dhe disi te eger. Fshati eshte i rrethuar nga kodra qe ngrihen embel rreth e perqark me ne sfond imponent malin e Tomorrit, majat me bore te te cilit, per nje moment, te duken si thinjat e nje perendie qe prej mijera vjetesh kujdeset per natyren perreth dhe i jep ate freski dhe aroma qe rrushi ka aq shume nevoje!!!
Kantina e re, e cila eshte akoma ne perfundim, ndodhet ne mes te fshatit dhe perballe shkolles qe ka akoma ne cati sirenen enveriste te zgjimit kolektiv!!! Tek ky fshat punohet ?
Ne arritem te vizitonim vetem njerin nga vreshtat, ate qe eshte ne fushe diku prane kantines, sepse per fat te keq, shiu nuk na lejoi te vizitonim dy te tjeret qe ndodhen ne koder. Ky vresht ka nje terren argjiloz, mesatarisht te pasur, me vecorine qe nen dy metra fillon zhavorri dhe ka gjithashtu burime uji te nendheshme. Argjila eshte toka ideale per rrushin Merlot me te cilin eshte mbjellur ky vresht dhe prezenca e ketyre burimeve ben qe te mos kete nevoje per vaditje gjate veres.

Dy vreshtat e tjere jane te mbjellur me Puls, qe eshte nje varietet i bardhe autokton i zones, Montepulciano dhe Cabernet Sauvignon.
Ne vresht na shoqeroi Fatosi, babai i Leventit!!! Sapo filloi te na shpjegonte kuptova menjehere qe, nderkohe qe Leventi e gdhin duke punuar ne kantine ose eshte duke bredhur Shqiperine per te prezantuar vererat e tij, ai eshte dora e padukshme qe kujdeset per keto vreshta.

Me terhoqi vemendjen kujdesi i vecante qe aplikon ne vresht per sa i perket produkteve kimike. Na tregoi qe kane eliminuar insekticidin (qe eshte nje produkt kimik qe eliminon ato insekte qe demtojne vreshtin por e varferojne edhe nga gjallesa te tjera qe nderkohe i bejne mire dhe si pasoje bima nuk arrin te behet autoimune) dhe kjo ben qe te jete me i ekspozuar kundrejt sulmit te Tenjes (insekt qe sulmon veshulin), por e kane pranuar si rrezik. Gjithashtu kane nje kujdes Bio per vreshtat sepse perdorin vetem baker dhe squfur per te luftuar vrugun dhe hirin.
Por prit!!! Te bej nje kthim prapa per nje moment tek titulli!
Pse Nurellari Winery 3.0???
Po sepse shikoj tek Leventi imazhin e nje familjeje qe shikon perpara dhe qe po nderton dicka konkrete ne Shqiperi. Kane lidhur jeten e tyre me token dhe kane marre shume pergjegjesi mbi supe. Po rriten perdite dhe po e bejne duke punuar me ndershmeri, vendosmeri dhe thjeshtesi. Po ja dalin vertet shume mire!!!
Pastaj!!! Si nuk e degjova njehere te thote “nga Shqiperia duhet ikur” ose “ketu nuk behet”!!!
Intake of these foods decrease also affects the blood order viagra melissaspetsit.com circulation in the reproductive organs and that is erectile dysfunction also known to be impotence. It elevates spermatogenesis, improves sperm http://melissaspetsit.com/services/ buy viagra without prescription motility and inhibits lipid per oxidation safely. Apart from this, the medicine is trusted by numbers of health professional across the world which adds more trust and satisfaction levitra 20mg tablets foe a new user. Sitting for long periods of time with their patient in order to ensure that they serve you for a long time and the impacts get disappears very soon. soft cialis pillsPo ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti qe cdo mundim i familjes Nurellari ka shkuar ne vendin e duhur dhe kete e tregon cilesia e vererave qe eshte rritur goxha vitet e fundit.
Pikerisht tek vererat do fokusohem tani se boll i thura levdata Leventit ?. Rrezikojme pastaj qe na i hypen vetja ne qejf dhe hajde duroje!!!

Sic duket dhe nga foto ate dite ne kantine degustuam te gjithe linjen e vererave qe prodhojne, plus nje shishe tjeter qe eshte sekret! Per ate duhet mik i forte!!! Ju vjen ndonje ne mendje ?.
Ok ja dhe nje pershkrim te vogel te vererave!!!
Pulsi 2016 eshte nje femer me floke bionde si ne te argjende, me buze te embla. Elegante por jo e dobet fare. Ka shume sex appeal, bisedon shume rehat me te dhe nuk ndjehesh asnjehere ne siklet. Eshte per tu shijuar menjehere dhe jo per te pritur ndonje gje nga e ardhmja!!! ??? Oh prit se po flisja per veren!!! Pertej shakase, keshtu e shijova kete vere. E dashur, aspak nervoze ne shije dhe aromat tani qe i mendoj me cojne serish tek floket e asaj biondes!!! Ok u fiksova icik tani ?
Montemeca 2013 eshte nje perzierje (blend ne gjuhen e veres) e tre varieteteve: Montepulciano (na shpjegojne qe kloni qe ata kane mbjellur nuk ka shume ngjyre), Merlot dhe Cabernet Sauvignon. Eshte akoma shume e re. Dominojne aromat barishtore te Cabernetit dhe vera ka nevoje te vjeterohet akoma nja dy vite te pakten. Ka freski dhe kjo me pelqen.
Montemeca 2011 vjen po nga e njejta perzierje por eshte nje vere me e plote dhe e arrire ne kohen e saj te vjeterimit. Fruti eshte i plote, i pjekur dhe aromat e drurit qendrojne ne sfond. Kjo don nje pershtatje me nje bisteke alla Fiorentina, do ishte perfekte. Them qe mund te konsumohet qe tani si vere.
Reserva 2012 eshte nje blend, 50% Merlot – 50% Cabernet Sauvignon. Kjo ka nevoje te hapet nja nje ore para te pakten. E plote dhe me frut te pjekur, mbas ajrosjes shkon ne aroma te fresketa dhe balsamike. Alkoli ndjehet icik (ka qene vere e nxehte 2012) dhe taninet jane akoma nervoz. Them qe ka nevoje dhe per nja dy vite akoma.
Reserva 2013 eshte nje blend 55% Merlot – 45% Cabernet Sauvignon. Shume interesante!!! Ka frut te fresket, mjeder dhe kumbull. Por kjo freskia ne hunde te jep dhe aromen e lavandes, te marsiglias dhe mentes. Drurin nuk e ka “gelltitur” akoma edhe se taninet jane te bute. Duket qe dora po behet gjithmone dhe me delikate.
Une po e mbyll ketu edhe se ka akoma shume per te thene!!!
Kantina eshte afer dhe ju keshilloj te shkoni te beni nje xhiro. Do knaqeni!!!
P.S. Ne vitet ne vazhdim projekti eshte qe te fokusohen tek varietete autoktone te zones. Po kjo eshte nje tjeter histori dhe nje dite do ti rikthehemi.
Vera ja ku eshte, suksese Familjes Nurellari dhe gezuar!!!
