Tjeter ikone boterore qe nuk mund te mungonte ne kete klasifikim eshte Grange Hermitage e kantines Penfolds.

Kjo vere prodhohet ne Barossa Valley, nje nga zonat me te famshme te prodhimit te veres ne Australi, dhe per dekada ka qene ikona e veres cilesore te ketij shteti.

E prodhuar, ne menyre eksperimentale, per here te pare ne vitin 1951 nga Max Schubert, enologu i kantines Penfolds. Qellimi i tij ishte te prodhonte veren e pare australiane qe te konkuronte me verat me prestigjoze boterore, dhe ne vecanti ato franceze. Ky objektiv Schubert-it i lindi pas eksperiences se nje viti me pare ne France ku, vecanerisht ne Bordeaux, mesoi teknika te reja te prodhimit te veres dhe keto i aplikoi menjehere sapo u kthye ne Australi.

Grange Hermitage prodhohet gati teresisht me varietetin Syrah dhe me nje perqindje te vogel te varietetit Cabernet Sauvignon.

Etiketa aktuale e Grange!
Results show that free viagra tablet pulsatile tinnitus caused more problems to its patients than continuous tinnitus. How is this achieved? Tadalafil http://respitecaresa.org/event/parent-cafe-series-2/ cheap viagra in india inhibits an enzyme known as PDE-5 in the body. VigRx levitra free samples Plus is a sexual enhancement pill affects the cells of the penis for the more flow of blood. It is a well known fact that may pharmaceutical cialis generika purchased this medicines produce side effects and adverse effects on the follicles.

Eh si eshte puna!!!

Kantina Penfolds eshte nje nga me te vjetrat e Australise (eshte themeluar ne vitin 1844) dhe kur “lindi” Grange Hermitage ajo ishte dhe nje nga me te famshmet. Max Schubert po “luante me zjarrin” te themi duke investuar dhe besuar tek nje vere qe te sfidonte ato te botes se vjeter dhe me pretendimin qe te vjeterohej me vite/dekada! Tregohet qe ne fillim eshte prodhuar fshehurazi!

Po kur ke nje enderr dhe ke besim tek vetja historia na meson qe duhet provuar.

Mund ti shkonte keq?

Mendoj qe nese nderthur eksperiencen, tekniken, dedikimin dhe pak talent, formula eshte me siguri fituese!

Po cfare ndryshoi Schubert me kete vere?

Ne radhe te pare kuptim simbolik ka emri qe ai zgjodhi! “Hermitage” eshte nje Appellation d’Origine Controlée A.O.C. (nje zone specifike e mbrojtur qe laget nga lumi Rhone ne France dhe eshte djepi i varietetit Syrah) dhe prandaj dhe Schubert e zgjodhi per veren e tij, per te treguar se frymezohej nga vererat e kesaj zone!!! Kurse Grange do te thote “shtepi e madhe fshati” ose “ferme” dhe kjo me siguri per te treguar qe ishte nje vere artizanale.

Ne radhe te dyte, sic thashe me lart, ndryshoi konceptin e asaj kohe. Ai i vuri vetes objektivin qe te prodhonte nje vere aq cilesore saqe te vjeterohej nder vite, ne nje periudhe kohore kur ne Australi verat prodhoheshin per tu konsumuar menjehere ose maksimumi forcoheshin duke i shtuar alkol!

Sipas Schubert-it ne ato kohe vera ne Australi prodhohej ne menyre te gabuar (duke mos konsideruar ndryshimet nga viti ne vit) dhe me teknika te gabuara.

Komenti tipik shqiptar ne kete rast do ishte: ky i paska dit te gjitha ?, ec mer ty!!!

Bej shaka ?.

Ti kthehemi Max-it se ka gjera interesante.

Ai filloi te kontrollonte vreshtat personalisht nje nga nje ne kerkim te pjekurise optimale te rrushit duke zgjedhur fillimisht vreshtin e Morphett Vale qe ndodhej ngjitur me nje zone tjeter vere qe eshte McLaren Vale. Shiraz-i (ne Australi varieteti Syrah merr emrin Shiraz dhe kjo ka lidhje sigurisht me qytetin Shiraz i cili ndodhet ne Iran nga ku mendohet se ky varietet e ka prejardhjen) i kesaj zone pastaj “pritej” me ate te Magill-it, qe ishte vreshti perreth kantines. Ne vitet ne vazhdim perzgjedhja ndryshoi dhe Grange filloi te prodhohej kryesisht me rrushin e Kalimna qe eshte nje nenzone e Barossa Valley-t, nga ku dhe merret aktualisht. U zgjata pak tek kjo e fundit per te pershkruar traditen e prodhuesve te Australise te perziejne rrushin e zonave te ndryshme, edhe te largeta prej tyre, ose te ndryshojne vreshtin me te cilin prodhohet nje etikete e caktuar!

Tjeter karakteristike e viteve te para ishte zgjedhja e drurit amerikan dhe jo atij francez per vjeterimin sepse, sipas Schubert-it, me i afte te ruante trupin e veres dhe frutin e saj!

Enologet e kesaj vere ikone nder vite

Pikerisht nje nga shishet e para te prodhuara nga Max Schubert ne vitin 1951 (ne te gjithe boten kane ngelur rreth 20 gjithsej) ne vitin 2004 u ble nga nje koleksionist australian per shumen modeste ? te rreth 28.000 euro!!!

Po mire po pse Barossa Valley dhe pse Syrah???

Harta e zonave te veres se Australise se jugut

Barossa Valley eshte nje nga zonat historike te prodhimit te veres ne Australi qe me ardhjen e imigranteve ne mesin e shekullit te 19-te, te cilet, duke gjetur ketu kushtet ideale per rritjen e rrushit, filluan te merren me vreshtari. Ne fakt akoma sot gati 80 hektare jane te mbjellur me hardhi qe kane mbi 100 vjet!

Ketu gjate veres mbremjet e fresketa ndihmojne ne ruajtjen e aciditetit dhe fiksimin e aromave, kurse ditet e nxehta dhe te thata pjekin goxha rrushin. Syrah-u me cilesor prodhohet nga hardhite e vjetra te rritura ne menyren e pemes se vogel qe e mbron nga dielli i nxehte dhe rrenjet jane te zhytura thelle ne toke qe i mundeson nje rezerve uji kostante.

Vererat nga varieteti Shiraz ketu kane karakteristike trupin e plote, shijen e frutit marmelate dhe aromen e kafese. Taninet ne shije ndjehen goxha dhe kane nje ndjesi te pluhurt ne shije. Mos te harrojme dhe aromat tipike si piperi i zi dhe aromat e tokes qe karakterizojne kete varietet!

Gezuar!