Iskra eshte nje fjale serbe qe perkthehet “xixa” dhe Gianni Masciarelli (prodhuesi) ja ka dedikuar kete vere gruas se tij qe eshte serbe.
Kantina Masciarelli eshte nje nga me te rendesishmet e ketij territori dhe kjo vere prodhohet nga nje vresht i vetem i Montepulciano-s ne nje lartesi prej rreth 700 m mbi nivelin e detit. Ka nje stil modern, strukture te ngjeshur dhe ngjyre te thelle. Vjeterohet 12 muaj ne fuci lisi barrique dhe 24 muaj ne shishe perpara se te dali ne treg.
Montepulciano eshte nje varietet autokton i Abruzzo-s dhe ka rrenje te lashta ne kete rajon ku, gjithmone e me shume kantina, prodhojne verera te rendesishme dhe qe dijne te sfidojne kohen!
Me siguri te gjithe e kemi provuar nje Montepulciano gjate ketyre viteve dhe ju ftoj te me thoni pershtypjet tuaja ose nese keni nje qe preferoni vertet, nderkohe, po ndaj me ju pershtypjet e mia per kete etikete.
? Ne ngjyre eshte e kuqe flake, e padepertueshme, me nje strukture te ngjeshur dhe lotet qe zbresin me pertaci.
? Ne arome mungon pak intesiteti dhe vera ka nevoje te ajroset. Primare ndjehen frutat e pyllit te pjekur dhe aromat e drurit qe jane akoma shume intense, vjeterimi do ti balancoje. Aroma te tjera “ndjejne turp” dhe nuk e kalojne pragun e gotes. Kerkon kohe te krijoje nje ekuiliber dhe te shprehet.
? Ne shije eshte akoma e re dhe duhet te ekuilibrohet. Ndjehet freskia dhe taniciteti qe jane mbi mesataren. Fruti eshte i shprehur por nuk ka kremozitetin dhe ekuilibrin e nje vere te arrire.
Duhet pritur! Kesaj vere i erdhi radha gabimisht 🙂 .
Per momentin vlen 89 pike dhe po e shenoj per nje degustim te dyte ne kohe.
Gezuar!
